PD padi në Gjykatën Kushtetuese Rregulloren e Kuvendit dhe “Diellën”

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa.

Gazetari Osman Stafa raporton për se Grupi Parlamentar dorëzon dy padi: të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe të shfuqizohet dekreti “Diella”. Po ashtu, PD ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×