Përse nuk u shkarkua Erin Veliaj gjatë shtatë muajve nën hetim? Sepse në kërkesën që ka pasur SPAK në masën e sigurisë, edhe Gjykata thotë në vendimin e saj se është prishja e provave dhe presioni ndaj dëshmitarëve nëse ai do të ishte kryetar bashkie në detyrë.
Tani që mbaroi hetimi, që do të thotë se nuk ka rrezik më prishja e provave, nuk paraqet më rrezik Erion Veliaj në aspektin juridik, ndërsa në aspektin politik është tjetër gjë. Ka një pikëpyetje të madhe, ai mund të dalë nga burgu. Ekziston, nuk mund të them 100%, një gjysmë loje që gjatë procesit të gjykimit të ketë ndryshim të masës së sigurimit. Nuk është cudi që të kemi një marrëveshje të të gjithë aktorëve, përjashtuar vetëm SPAK. Sepse nga ana juridike për të prishur provat tani thuajse është zero meqë cështja ka shkuar në gjykatë. Ekziston që gjykata tani të ndryshojë masën e sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie.
© BalkanWeb