“Donim që Veliajt t’i hiqej mandati, por jo në paligjshmëri”, Artan Hoxha përplaset me ish-deputetin Dash Sula: Pse s’e heqin kryetarin e Bajram Currit?

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Log, e ka cilësuar vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, shkelje flagrante e ligjit.

Hoxha tha se ai dhe shumë qytetarë që kanë bërë “luftë” me Erion Veliaj, do të donin të ishte aty, pasi ai nuk është dënuar me formën e prerë.

“Ne donim që Erion Veliajt ti ndërpritej mandate por jo në paligjshmëri”, tha Hoxha.

Por kjo ka shkaktuar përplasje me ish-deputetin e PD, Dash Sula, i cili i ka kujtuar se Veliaj nuk është paraqitur 3 muaj rresht në detyrë.

“Kush ishte ligji sot, urdhri i Ramës, po kryetari i bashkisë së Bajram Currit?

Dash Sula: Nuk e di

Artan Hoxha: Si nuk e di, kur do ti e di, kur s’do ti s’e di. Kryetari i Bajram Currit është në arrest shtëpie, po ky Edi Rama është?

Më tej, Hoxha ka kujtuar precedentin me Belerin kur ishte në burg ku e pengonin të betohej ndërsa për tu paraqitur në gjyqin që kishte me gazetarin Hoxha, e lejonin.

“Është shkelje flagrante dhe është turp”, tha Hoxha.

Gjatë kohës që Fredi Beleri nuk lejohej të bënte betimin, i jepej leja të vinte në gjyq te unë, kur donte ai të betohej nuk i jepej. Jemi në këto kushte dhe sot. Të gjithë ne që kemi bërë luftë me Veliajn, ne donim që ti ndërpritej mandate por jo në paligjshmëri.

Kush ishte ligji sot, urdhri i Ramës, hë ma jep ti, pika 3 cfarë thotë, nuk është paraqitur në detyrë për 3 muaj. Pse se heq atë të Bajram Currit, kur do ti e heq, zbato ligjin, një standard. Kryetari I bashkisëë së Bajram Currit është në detyrë

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×