“Kryetari i parlamentit, skllav i kryeministrit”, Noka: Ky s’është Kuvend, tentohet të asgjësohet zëri opozitar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për emisionin Log. në News24, ka akuzuar mazhorancën për shtypje të zërit opozitar.

Sipas Nokës, “kjo legjislaturë ka nisur në mënyrë të turpshme” dhe Kuvendi është kthyer në një farsë nën kontrollin e kryeministrit. Ai deklaroi se “kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit”.

Noka u shpreh se në Shqipëri “është thyer balanca e pushteteve” dhe vendi është shndërruar në “republikë kryeministore”. Ai theksoi se edhe fjalën, e vetmja gjë që i ka mbetur opozitës, qeveria po tenton ta shuajë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Kjo legjislaturë ka nisur në mënyrë të turpshme, synohet të zhduket zëri opozitar. Parlamenti po drejtohet nga Edi Rama. Ishte ai që tregonte se çfarë duhet të bëjë opozita. Ai vendoste se kush duhet të flasë e kush jo. Kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit. Rama i drejtonte gishtin opozitës, Edi Rama i dha fjalën avatarit, kjo është për ta përdhunuar tempullin e fjalës së lirë. Në këtë vend, çdo gjë e vendos kryeministri. Është thyer balanca e pushteteve  në Shqipëri. Ne jemi republikë kryeministore. Të gjithë avatar i ka Rama, ai i vendos vetë të gjitha. Parlamenti zhvillon farsë, sepse edhe zgjedhjet ishin farsë.

Ministrat dhe deputetët e PS e kanë të ndaluar të mendojnë. Në PS ka vdekur liria e demokracia, nuk guxojnë dot të thonë asnjë fjalë të kundërt me atë që thotë kryeministri. Opozita fjalën ka, edhe atë po tenton ta heqë ky kryeministër.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×