Autori i dyshuar i vrasjes së Valbon Beqirit në Durrës, Teilor Tivari ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë.
Tivari është shprehur se 51-vjeçari Beqiri ka tentuar ta përdhunojë. “51-vjeçari tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova”, ka thënë ai.
Dëshmia e autorit:
Tejlor Tivari, autori i ngjarjes.
Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.
U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.
© BalkanWeb