Kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar emërimin e Belinda Ballukut si drejtuese të fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën.
Ai e ka cilësuar atë “Lubi Tuneli”, duke e akuzuar për veprime të paligjshme dhe të pandershme. Berisha theksoi se fatin e Erion Veliajt, Balluku do ta ketë gjithashtu, duke aluduar për mundësinë e një gjyqi ndaj saj.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka njohur hajdutë si Belinda Balluku për 200 vite.
Kreu i PD Sali Berisha: Ajo është Lubi Tuneli. E garantoj Lubi Tunelin, se fatin e Erion Veliajt do ketë. Atë gjyq që i bënë Veliajt, atë gjyq do ia bëjnë Lubi Tunelit, punonjësit e saj.
Ajo po bëhet një njeri që nuk njeh as një standard, asnjë ligj e rregull. Hajdute si ajo Shqipëria s’ka pasur në 200 vite. Është hajdute e papërmbajtur.
© BalkanWeb