Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

Në Shëngjin, katër shtetas gjermanë u arrestuan nga policia, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin për ta shitur në doza.

Operacioni u realizua nga Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Dacia”, u sekuestrua sasia e narkotikëve dhe mjeti që ata përdornin. Policia ka nisur procedurat ligjore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin

Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.

Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×