“Opozita do duket keq përpara perëndimorëve”, Burimi: Rama prap do i fitojë zgjedhjet, do kemi përsëri historinë e trenit bullgar…

Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në emisionin Log në News 24 tha se PS do i fitojë përsëri zgjedhjet në 6 bashki, dhe sipas tij, Rama do e nxjerrë keq opozitën përpara perëndimorëve.

Burimi shtoi se opozita nuk mund të ankimojë zgjedhjet përsëri në Bruksel ,pasi sipas tij, ajo i ka kontestuar ato të mëparshmet.

Burimi: Kjo opozitë duhet të pranojë zgjedhje të reja, vetëm pasi ka nxjerrë shkaqet çfarë ndodhi dhe të propozojë reformim. Sepse prap do të vijë historia e trenit bullgar. Prap do jetë historia buletore nga Rama, kur nxori 6 mijë punëtorë të Bashkisë.

Këto gjëra nuk janë rregulluar ende me ligj si mund të hysh në këto zgjedhje. Në Bruksel po të shkosh ti thuash që po të hysh prap në zgjedhje do ketë prap mohim zgjedhjesh. Të gjithë do thonë duhet të rregullojmë kuadrin.

Duhet t’i themi opozitës jo çfarë ke si kandidatë në zgjedhje, por çfarë ke për propozim në këto zgjedhje. Si mund të hysh ti sot në zgjedhje me ato metoda dhe atë kuadër që ti e kontestove. Dhe këtë po bën Rama, ai prap do i marri këto zgjedhje. Dhe do u thotë perëndimorëve shikoni këta janë humbës të keq, Nuk njohin fitoren.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×