Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke nisur me shkarkimin e Erion Veliaj nga bashkia e Tiranës dhe deri te zgjedhjet për këtë bashki. Mediu tha që kandidatura e opozitës duhet të përfshijë një kandidaturë gjithëpërfshirëse.
“Për fatin e keq jemi në një moment ku vendos një njeri. Personalisht nuk kam vlerësim për Erion Veliajn nga pikëpamja njerëzore, por dhe nga ajo e politikës. Elementët që ia garanton kushtetuta dhe ligji duhet t’i gëzojë. Siguria juridike është me rëndësi. Nuk bëhen proceset as në media, as në këshillat e lagjeve, por se si e përcakton ligji dhe pushteti. Ky është një proces për interesa të konsolidimit të pushtetet të një njeri, siç është Rama. Mendoj se opozita, me gjithë kushtet e një farse elektorale, që u konstatua dhe nga OSBE/ODHIR, është e detyruar që të përballet me zgjedhjet. Duhet t’i përfshijë qytetarët kundër së keqes, ndaj duhet të gjejmë një kandidat gjithpërfshirës. Duhet të flasim për një kandidaturë gjithëpërfshirëse.”, tha ai.
Teksa u pyet nëse ka një sugjerim për një emër nga PR-ja, Mediu theksoi se ka mendime për emra, por nuk është diskutuar konkretisht. “Duhet të jenë njerëz që e tejkalojnë kostumin politik, të jenë pranë qytetarëve. S’do të isha për …Për Tabakun dhe Alimehmetin kam konsideratë, por do lokalizohej më shumë situata. Kam shumë konsideratë për ata, por me kohën e shkurtër që kemi, nëse ka produkte që dalin nga konsensusi, s’do të arrijmë atje ku duhet. Ideja për të konkurruar tregon një dëshirë për vazhduar betejën. Nëse PD ka hapur një fazë negocimi, është koha.”, pohoi ai.
© BalkanWeb