Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160, përndryshe takimi anulohet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke u bërë thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.”

Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. Në këtë rast, aplikantët duhet të caktojnë një takim të ri për të vijuar me procesin e aplikimit për vizë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×