Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrajsen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë.
Sipas raportimeve të fundit, nga policia është shoqëruar dhe ka dëshmuar Eqerem Braçe, i cili ishte edhe ortaku i viktimës në fabrikën e tullave në Tiranë dhe së bashku kishin dalë për gjah.
Mësohet se në vendngjarje ka pasur dy automjete, ai me të cilin lëvizte viktima dhe një tjetër ku ndodheshin personat që ishin së bashku me të për gjah.
Sipas dëshmisë së Braçes pasi një person ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit italian dhe më pas ai ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj edhe sipas tij trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit ku ndodhej.
Megjithatë mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera në automjetin e viktimës nuk ka gjurmë plumbash, por vetëm një gomë të shfryrë.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim djalin e Eqerem Braçes, Gazment Braçen për ta marrë në pyetje, pasi edhe ai ka qenë në vendngjarje.
© BalkanWeb