Raporti i fundit i DASH ka ‘ndezur’ debat në politikën shqiptare.
Deputeti i PD, Klevis Balliu, akuzon qeverinë Rama për pastrim parash të drogës përmes kullave në Tiranë. Ai deklaron se kjo skemë ka nxitur rritjen e çmimeve të banesave dhe ka thelluar varfërinë.
Sipas Balliut, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar po pengojnë zhvillimin e vendit.
Deputeti i PD, Klevis Balliu: Raporti i DASH konfirmoi atë që kemi denoncuar prej vitesh. Qeveria Rama pastron paratë e drogës në kullat e kryeqytetit. Kjo skemë kriminale ka rritur çmimet e banesave, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët, ndërsa pushtetarët mbushin xhepat e tyre me miliarda. Dosja Rama-Aruba është vetëm një nga marrëveshjet, e shumta mes qeverisë dhe krimit të organizuar.
Në të njëjtën kohë që shqiptarët varfërohen, kartelet e shpallura terroriste në SHBA po pasurohen në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Shqipëria nuk ka zhvillim, sa kohë që qeveria është në shërbim të krimit. Shqiptarët nuk kanë siguri dhe mirëqenie, sa kohë Rama ngelet garant i pastrimit të parave të karteleve. Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kapjes së shtetit nga krimi.
BalkanWeb