“Takimi i Arubës, tronditës”, Noka: Shumica e deputetëve të mazhorancës, përfaqësues të krimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar gjatë fjalës së tij në Parlament, duke cilësuar takimin në Aruba si tronditës.

Sipas Nokës, shumica e deputetëve të mazhorancës janë përfaqësues të grupeve kriminale, duke pretenduar lidhje të tyre me disa prej tyre me individë të njohur për aktivitete kriminale. Ai ka theksuar gjithashtu se takimi në Aruba është një dëshmi e lidhjeve të thella të qeverisë me kriminelët.

Në fjalën e tij, Noka ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin e ekonomisë dhe theksoi se raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tregon se biznesi në Shqipëri është deformuar nga kartelet e drogës, duke e bërë vendin të vështirë për të zhvilluar një ekonomi të shëndetshme. Ai ka përmendur gjithashtu largimin e shqiptarëve nga vendi, për shkak, siç tha, të ndikimit të grupeve narkotike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në parlament: Takimi i Arubës është tronditës. Shumica e deputetëve në parlament janë përfaqësues të krimit. Njërin nga ju e ka sjellë Ben Qimja, një tjetër e kanë sjellë Xhabaftët, tjetrin e ka sjellë një klan tjetër kriminal. Edhe takimi në Aruba është tronditës, atje përfaqësues të qeverisë janë takuar me kriminelët, mazhoranca është e lidhur me Troplinët, me Xhabaftët dhe me Suel Çelën.

Raporti i DASH thotë se biznesi është deformuar nga kartelet e drogës. Narkosi ka shkatërruar gjithçka në biznes, sepse ka pastrim parash dhe konkurrenca është e padrejtë. Shqipëria cilësohet si vend që është e vështirë të bësh biznes. Ikin shqiptarët, për shkak se ke Narcos-in këtu.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×