Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytettit për vjedhjen e dy automjeteve.
Autori është identifikuar si Elton Tafa (Beu) ndërsa dy automjetet janë vjedhur me qëllim shitjen e tyre.
Njëri prej makinave është gjetur në Durrës dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa vijon puna për gjetjen e tjetrit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-Elton Tafa (Beu) 43 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur. Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
BalkanWeb