Mazhoranca nuk ka pranuar mocionin për debat të opozitës, duke theksuar se kërkesa e paraqitur nuk është e qartë dhe nuk përmbush rregulloret e Kuvendit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se do pranohen kërkesat opozitare në përputhje me rregulloren, por mocioni duhet të jetë më i specifikuar. Balla u shpreh se opozita duhet të riformulojë kërkesën e saj për debat deri më 9 nëntor, datë kur do të mbahet seanca e ardhshme.
Ai gjithashtu theksoi se rregullorja e Kuvendit kërkon një kërkesë të qartë për debat.
Taulant Balla, deklaratë nga Kryesia e Kuvendit: Duhet të lexoni proces-verbalin e mbledhjes. Ne pranojmë të miratojmë çdo kërkesë të opozitës, bazuar në rregulloren parlamentare, që njihen. Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkon kërkesë të qartë, por jemi ndeshur me 6 çështje. Në një moment, na u tha se duam debat për integrimin, e njëherë tjetër çështje. Unë shpresoj që deri të enjten, datë 9 nëntor, kur do jetë seanca, opozita të kenë riformuluar kërkesën dhe ne do e miratojmë.
BalkanWeb