“Ilir Meta është flori se ka shpirtin të tillë”, Kryemadhi flet për ish-bashkëshortin: Vetëm një njeri me zemër ari bën…

E ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj saj, duke u ndalur edhe tek akuzat që janë ngritur ndër vite ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

“E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se, sipas saj, vetëm një njeri me zemër të artë do të “bënte ato që ka bërë dhe ata që ka mbajtur afër vetes”.

Ajo tha se floriri i Kërrabës as që ka ekzistuar ndonjëherë në ndonjë proces zyrtar ndaj Metës, dhe akuzat për llogari të fshehta bankare në Angli janë gjithashtu të pavërteta. “Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,” theksoi Kryemadhi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×