Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme, Bardhi: Shkelje e rëndë e Kushtetutës! Rama ka marrë peng Presidentin, e komandon si “Diellën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili këtë të hënë dekretoi datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën.

Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi dekretimin si një “shkelje të rëndë të Kushtetutës” dhe akuzoi Presidentin për veprim politik në favor të kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, ai nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se me këtë vendim, Presidenti ka “rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ka ndërmarrë një “puç kushtetues”, duke e futur vendin në një ngërç institucional.

“Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës,” vijoi Bardhi, duke theksuar se “juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta.”

Demokrati tha se një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet përveç rasteve të përcaktuara shprehimisht nga Kushtetuta dhe se vendimmarrja për këtë i takon Gjykatës Kushtetuese, jo Presidentit apo qeverisë.

Bardhi tha se asnjë President në 35 vite demokraci nuk ka “dëmtuar kaq shumë reputacionin e institucionit të Kreut të Shtetit”, duke akuzuar Ramën se “ka marrë peng Bajram Begajn” dhe “e komandon njëlloj si ‘Diellën’”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×