Ambasada e BE në Tiranë: Nga 12 tetori, nis zbatimi i sistemit të ri të menaxhimit të hyrje-daljeve drejt vendeve të Shengen. Nuk ka kosto shtesë

Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!

Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

🔹 të dhënat nga dokumenti i udhëtimit

🔹 datat e mbërritjes dhe të largimit

🔹 të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)

Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×