A mund të rrëzojë një ‘pentito’ qeverinë? Cakrani: Ja nga se varet dëshmia e një të penduari të drejtësisë

Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar në studion e emisionit “Oponenca” në News24 mundësinë që një politikani të penduar të drejtësisë t’i jepet mundësia për të bashkëpunuar me prokurorinë. Cakrani ka theksuar se procesi i bashkëpunimit me drejtësinë kërkon një vullnet të dyanshëm, si nga i penduari ashtu edhe nga organet e drejtësisë.

Ai përmendi rastin e Arben Ahmetaj, ish-zëvëndëskryeministrit dhe një prej ish-aleatëve të ngushtë të Edi Ramës, duke theksuar se, megjithëse Ahmetaj ka bërë disa deklarata publike, por nuk është ndërmarrë asnjë hap për një dëshmi zyrtare”.

Cakrani shtoi se “Bashkëpunëtor drejtësie bëhesh kur ka vullnet edhe nga ana e prokurorisë. Ahmetaj mund të kishte dhënë dëshmi edhe nga jashtë, pasi ndodhet në Zvicër, por nuk është bërë asgjë për të bashkëpunuar”. Avokati ngriti gjithashtu pyetje në lidhje me përgjegjësinë e SPAK dhe theksoi se nuk ka asnjë lëvizje të ndjekur nga ky organ pas intervistave të Ahmetajt.

Sipas tij, për të qenë një bashkëpunëtor i drejtësisë, është e nevojshme që prokuroria të jetë e gatshme dhe të pranojë bashkëpunimin, dhe nëse ky proces nuk ndodh, individët nuk mund të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë, pavarësisht dëshirës së tyre.

“Nëse prokuroria nuk e kërkon, nuk mund të bëhesh dot bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe kjo është e qartë,” përfundoi Kujtim Cakrani.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×