Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzon kërkesën për masën disiplinore ndaj prokurores, seanca shtyhet më 27 tetor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën dëgjimore mbi procedimin disiplinor të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Nr.1371/2, datë 31.07.2025, ndaj magjistratit A.K, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, inspektorja e (ILD), znj. Lindita Ziguri (Male) dhe magjistrati A.K.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të rrëzojë kërkesën për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj znj. A.K.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni Disiplinor, në lidhje me procedimin disiplinor Nr. 1714/46 Prot., datë 30.09.2025, ndaj magjistratit B.S., prokuror në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Këshilli vendosi caktimin e seancës dëgjimore. Seanca do të zhvillohet më 27.10.2025, ditë e hënë, në orën 10:00.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×