I porsazgjedhur në krye të Asamblesë së shoqatës “Tirona”, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” tha se ka premtuar që të ndjekë në rrugë ligjore çështjen e pronave për pronarët autoktonë të Tiranës.
Sipas tij, ky është një borxh që politika i ka pronarëve të cilët as nuk janë dëmshpërblyer dhe as kanë marrë tokat e tyre, ndonëse pas vitit 1990 mikpritën të ardhurit që u shpërngulën nga të gjitha anët e Shqipërisë.
“Tiransit nuk kërkojnë dëmshpërblim për mikpritjen, por jo për pronat. S’dua të veçoj asnjë forcë politike, nëse i ka një borxh politika tiransve, pronat që nuk u janë kthyer. Ne si shoqatë do ta kemi një bord për pronat, me ekspertë dhe Brenda ligjeve shqiptare aty ku është e mundur që prona ti kthehet pronarëve, do përgatisim dosjet për cdo pronar autokton do t’i çojmë deri në Strasburg”, tha Hajdari.
Shkëlqim Hajdari: Kemi sanksionuar me statut, që organet drejtuese, kryetari i shoqatës, Asamblesë, nuk janë vecse mandate 4 vjeçare pa të drejtë rizgjedhje.
Kemi ndarë me kompetenca asamblenë nga këshilli drejtues dhe kryesia e shoqatës., kemi krijuar 12 borde që merren nga historia e pronave, gruas, rinisë etj.
Fjala ime ka qenë që tiransit nuk kërkojnë dëmshpërblim për mikëpritjen por jo për pronat. Ky territory që quhet Tiranë, është më i bukri në botë, imagjinoje në 1920 kur u shpall kryeqytet.
Fati i keq i tironsve që u bë kryeqytet dhe këtu u bë rritja e popullsisë. Ata që erdhën blenë pronat, dhe deri në malin e dajtit ka patur pronarë. Kjo histori ka shkuar mirë deri në 1946 u kaluan në shtetëzimn e pronës por dokumentat u ruajtën. Pas 1990 për shkak të zaptimit të tokës, Tirana është dëmtuar më shumë nga të gjithë, tiransit janë njerëzit më të persekutuar në shqipëri. Sdua të vecoj asnjë forcë politike, nëse i ka një borxh politika tiransve, pronat që nuk u janë kthyer. Ne si shoqatë do ta kemi një bord për pronat, me ekspertë dhe Brenda ligjeve shqiptare aty ku është e mundur që prona ti kthehet pronarëve, do përgatisim dosjet për cdo pronar autokton do ti cojmë deri në Strasburg.
BalkanWeb