Berisha: Ftoj të gjithë intelektualët të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se kandidatët e pavarur në 6 bashkitë e vendit do të mbështeten nga opozita, por sipas tij, nëse këta të fundit kërkojnë ndihmë.

Berisha ftoi të gjithë intelektualët për të luftuar qeverinë e Ramës, dhe sipas tij, të mbajnë anën e interesit të qytetarëve.

Berisha: Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë.

Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura.

Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së.

Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.

Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.

Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×