Një automatik dhe…/ 30-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Shkodrës, dyshohet se…

Një 30-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia bën me dije se dyshimet janë që i riu është vetëplagosur me armë zjarri.

Ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje është gjetur dhe arma e tipit automatik.

Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×