“Diella, histori suksesi”, Rama rinis podcastin “Flasim”: Ka bërë shumë për imazhin e Shqipërisë në botë! Intervista me ministren e re…

Kryeministri Edi Rama ka rinisur podcastin “Flasim”, ku në fillim foli në lidhje me një strukturim ndryshe nga sa kemi parë më parë, që niste vetëm me intervistën, ndërsa tashmë do të përfshihen edhe lajmet më të rëndësishme të ditëve të fundit.

Rama foli për ministren “Diella” të cilën e quajti një histori suksesi.

“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time p[ër një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën.
Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.
Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×