Shumë pranë mbeturinave dhe rrobave të përdorura/ Tregu i Milotit në kushte skandaloze higjienike, mishi i mbuluar nga grerëzat dhe mizat

Tregu i Milotit, i njohur si tregu më i madh në veri të vendit, ofron një gamë të gjerë produktesh ushqimore — që nga mishi, peshku e deri te produktet e bulmetit. Por, përtej rëndësisë ekonomike, ky treg paraqet një situatë alarmante përsa i përket kushteve higjienike.

Produktet tregtohen në pluhur e baltë, mes mbeturinash dhe pellgjesh me ujë. Mishi dhe peshku qëndrojnë të pambrojtur, të mbuluar nga mizat dhe grerëzat. Në të njëjtin ambient shiten edhe rroba të përdorura, duke krijuar një përzierje të papërshtatshme dhe të rrezikshme për shëndetin publik.

Tregtarët shprehen se janë taksapagues të rregullt dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për përmirësimin e kushteve në treg. Ata theksojnë se çdo të diel, tregu i Milotit mbushet me qytetarë nga i gjithë veriu dhe madje edhe nga jugu i vendit.

Pamjet filmike që vijnë nga tregu flasin vetë për realitetin e rëndë në të cilin tregtohet.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×