Marrëveshja e paqes në Gaza/ Marco Rubio: Bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit ende nuk po sjellin fundin e luftës

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar në një intervistë se negociatat midis Hamasit dhe Izraelit ende nuk kanë për të sjell fundin e luftës. Por nga ana tjetër, Rubio nuk e mohon se ekzistojnë plane për realizimin e saj.

Ky plan paqeje është duke u afruar teksa Izraeli dhe Hamasi janë gjithnjë e më afër zbatimit të tij.

“Të gjithë kanë rënë dakord, përfshirë Izraelin, që përfundimisht, ndërsa ky proces zhvillohet, Gaza do të qeveriset nga një grup teknokratik palestinez që nuk është Hamasi, që nuk janë terroristë, me ndihmën dhe asistencën dhe udhëzimin e një aleance ndërkombëtar si bordi i paqes”, tha Rubio, duke nënvizuar planin e propozuar të paqes.

Njëkohësisht, Sekretari i Shtetit ka vënë në dukje se nuk mund të krijohet një strukturë qeverisjeje ku Hamasi s’është i pranishëm, në vetëm brenda tre ditësh.

“Më duhet të them që duhet pak kohë.”- ka thënë ai.

Plani i paqes së propozuar nga Donald Trump parashikon që Gaza të qeveriset nga një qeveri kalimtare e një komiteti palestinez apolitik. Pra, ky plan gjithashtu ka shkëputjen e plotë të Hamasit nga qeverisja në të ardhmen.

Sa i përket mbështetësve të këtij plani, Kryeministri izraelit ka mbështetur publikisht planin e paqes, i cili përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite nga Hamasi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×