“Me këtë që ke bërë duhet të largohesh”, Berisha tregon përplasjen me Rusmalin: E shkarkova për korrupsion. Vëllai i tij donte tenderin te “Burgjet”, kërcënoi…

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me një nga ish-bashkëpunëtorët e tij, Ilir Rusmajli, ish-ministër i Drejtësisë.

Berisha në një konferencë për mediat tha se e kishte shkarkuar Rusmajlin pas akuzave për korrupsion, pasi kishte pasur përplasje për një çështje që lidhje me vëllanë e tij.

“Ai tjetri citon një ish-bashkëpunëtor timin. Rama është mashtrues. Ilir Rusmajli është shkarkuar për korrupsion. Ngjarja ka qenë; drejtori i përgjithshëm i burgjeve Dashamir Maçi kishte hapur një tender. I vëllai i ministrit i shkon drejtorit dhe i kërkon tenderin. Nuk ishin standarde të Ramës dhe lubisë, por të Sali Berishës. I vëllai i ministrit e kërcënon drejtorin e përgjithshëm se ; do të pësosh këtë dhe atë. Mençurish ai e regjistron kërcënimin dhe e solli në zyrë te unë. Ilir Rusmajli në vend që të kritikonte vëllanë dhe të mbante qëndrim ndaj vëllait, në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve, që nuk ishte kompetence e tij. Ndaj e largova”, tha Berisha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×