Krimi i rëndë në Gjykatën e Apelit! Përveç gjyqtarit Kalaja u plagosën babë e bir, një prej tyre në sallën e operacionit

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u konfirmua si autor Gjon Shkambi, janë zbuluar detaje të reja lidhur me të plagosurit.

Raportohet se, përveç viktimës, janë plagosur edhe dy persona të tjerë – një baba dhe i biri. Njëri prej tyre ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, por fatmirësisht mjekët bëjnë me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Edhe personi i dytë është në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtim mjekësor.

Identiteti i të plagosurve ende nuk është bërë publik, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×