Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Një tragjedi që prek gjithë sistemin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy qytetarëve, ngjarje e rëndë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Në deklaratën e tij, Inspektori shpreh tronditjen e thellë për këtë akt të rëndë, duke e cilësuar si një tragjedi që prek jo vetëm familjen e gjyqtarit të ndjerë, por gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, dhe vetë shtetin e së drejtës.

“Ngjarja që i mori jetën një magjistrati në krye të detyrës dhe la të plagosur dy qytetarë është një alarm i madh për sigurinë në institucionet e drejtësisë,” thuhet në reagim.

Ai u shpreh me ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja, ndërsa uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Në deklaratë nënvizohet se siguria duhet të jetë një prioritet absolut, dhe se garantimi i paprekshmërisë së përfaqësuesve të drejtësisë është thelbësor për funksionimin e shtetit ligjor.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë inkurajoi gjyqtarët dhe prokurorët të vazhdojnë misionin e tyre me përkushtim, pavarësisht kësaj goditjeje të rëndë ndaj sistemit.

“Solidarizohem me gjithë trupën gjyqësore dhe inkurajoj çdo gjyqtar e prokuror që të vijojë detyrën me integritet, duke zbatuar ligjin,” përfundon deklarata.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×