“Lufta ka nisur! Kush dënon nipin tim, do të përballet me plumba”/ Kërcënoi gjyqtarët, shoqërohet xhaxhai i Elvis Shkambit

“Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba”.

Kjo ka qenë fjalia që ka çuar drejt shoqërimit të xhaxhait të  Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.

Pak më parë solli edhe deklaratën e Gjovalin Shkambit, i cili u shpreh pa asnjë pendesë për ngjarjen e rëndë, ndërsa shtoi se kushdo që dënon nipin do të “hajë plumba njëlloj si Astrit Kalaja në sallë n e gjyqit”.

“Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

vijon/…

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×