Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi se për të rinjtë Shqipëria është bërë një vend i pa jetueshëm, kurse sipas tij, për kriminelët është vend i preferuar.
Balliu tha se nën qeverisjen Ramës, janë shtuar laboratorët e drogës dhe janë pakësuar shkollat.
Ai shtoi se kriminelët kanë mundësi të pastrojnë paratë në Shqipëri, për arsye se sipas tij ata kanë mbështetjen e qeverisë.
Balliu: Në këtë vit të ri akademike, e vetmja gjë që po shikojmë është mbyllje shkollash dhe më pak regjistrime nga të rinjtë. Të rinjtë po largohet. E vetmja gjë që po shtohen në pushtetin e Ramës janë laboratorët e drogës dhe kriminelët.
Për të rinjtë Shqipëria është bërë një vend ku nuk mund të jetohet. Ndërkohë që për kriminelët këtu është bërë vendi i preferuar. Sepse këtu pastrojnë paratë. Këtu kanë mbështetjen e qeverisë.
BalkanWeb