“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave, por çdo ligj do të shihet me lupë nga ne!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi ashpër Arben Rakipin dhe Fatmir Xhafajn, ndërsa i cilësoi si ‘trurin’ e ndryshimeve të reformave. Ai iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të bëhen pjesë e këtyre proceseve.

Mes të tjerash Berisha tha se çdo ligj do të shihet me lupë nga PD-ja.

“Të bëjë Arben Rakipi me Fatmirin reformën në drejtësi. Rakipi është mafiozi më i madh në polici. Ai është i përjashtuar nga vettingu, Ky protektori i Altin Troplinit dhe autori i Kodit, ish-bashkëpunëtor i policisë sekrete te Enver Hoxhës, që s’duhet të jetë në sistem. Ky është truri me Xhafën i reformimeve. Pretendojnë për dy komisione. Asnjë komision, pa kongresin e komisioneve rajonale, për reformën territoriale, pa ODHIR-in, nuk marrin pjesë. Të vinë institucionet ndërkombëtare dhe është e gabuar që e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre. Të vinë të marrin ODHIR-in dhe specialistë nga Venecia. Ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet e tjera. Por me Fatmir Xhafën, Gjiknurin që është dhe duhet të ishte në burg prej kohësh, njeriut që i vjedhin nënës së tij 7 milionë euro. Shkoni shihni gjirin e Manastirlit si e kanë bërë me Ramën. Këta kanë si qëllim që të shkatërrojnë gjithçka.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×