Mesfushori i njohur, Casemiro ka zbuluar një detaj mjaft interesant nga e kaluara e tij. Casemiro shprehet emri i vërtetë ështe Casimiro, por në fillim, kur ka qënë pjesë e Sao Paolo, ata shtypën emrin gabimisht në fanellë dhe më pas ai nuk e ndryshoi më.
“Për të gjithë, unë do të jem gjithmonë Casemiro. Është gjithë faji i Sao Paulos. Gjithçka nisi kur luajta një nga ndeshjet e mia të para për Sao Paulo, klubi ku kalova të gjitha nivelet, nga të rinjtë deri te skuadra e pare. Ata rastësisht shkruan emrin tim me ‘e’ në fanellë. Luajta shumë mirë”.
Unë jam një person shumë supersticioz. I thashë klubit: ‘Nuk ka nevojë ta ndryshoni, po shkon gjithçka mirë.’ Ishte një gabim për një ndeshje, dhe tani do ta mbaj me vete përgjithmonë”, ka thënë Casemiro.
BalkanWeb