“Luftar Hysi ishte në zyrë”, Berisha: Pse refuzoni interpelancën për ‘Arubën’? Rama tmerr nga aktet e tij!

Kryetari i opozitës, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza për çështjen ‘Aruba’ për përfshirjen sipas tij të qeverisë Rama.

Ai tha se charteri është nisur nga Tirana.

“Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës nga aktet e tij, të cilat janë unike. Pas Maduros së Venezuelës nuk ekziston një kryeministër tjetër që të ketë shkuar vetë apo të këtë çuar dërgatë ministra. Pse keni frikë nga transparenca? Këto janë dëshmitë që shkrihen në një, qeveria me klanet e drogës dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Pse keni frikë nga transparenca? Dilni dhe mos mohoni. Me Luftar Hysin ka qenë në zyrë. Charteri është nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës, në Aruba.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×