Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha i ka strategji tensionet në Kuvend.
Sipas tij e gjitha bëhet që Kuvendi të mos hyjë në normalitet.
Në fjalën për mediat pas mbylljes së seancës, Balla tha se seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren.
“Sali Berisha nuk do që të flasë asnjeri nga të tijtë. E merr fjalën 7 herë për procedurë. Dy orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Përpjekje e Sali Berishës për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet. Seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren”, tha ai.
BalkanWeb