“Drejtësia prodhon viktima”, Tedi Blushi: Parlamentarizmi po asgjësohet çdo ditë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se në Kuvend ka një tentativë që të mos lejohet që opozita të mos ketë të drejtë fjale në Parlament.

Ai tha për mediat se miratimi i raporteve në Kuvend sot pa debat tregoi se mazhoranca do të asgjësoje dhe shkatërrojë parlamentarizmin.

“Parlamentarizmi po asgjësohet çdo ditë, dhe është shndërruar në një vend ku vetëm për qytetarët nuk flitet. Sa herë përmendet dosja Aruba apo dështimi i reformës në drejtësi që në fakt ka sjellë një pasojë tragjike, që është dështimi i kësaj reforme që çoi në vrasjen e gjyqtarit, për sa kohe kemi një drejtësi që vetëm drejtësi nuk jep, por për kundrazi ka certifikuar pandëshkueshme rinë, paligjshmërinë dhe sigurisht prodhon jo vetëm urrejtjet dhe vetëgjyqësi, por fatkeqësisht kemi një drejtësi që prodhon edhe viktima.

Këto çështje duhet të ishin kryefjala e debatit parlamentar. Për fat të keq edhe kjo seancë vërtetoi se kjo shumicë e dalë nga vullneti i krimit është e vendosur për të asgjësuar dhe për të shkatërruar parlamentarizmin.

Ka një përpjekej që opozita të mos ketë të drejtën e fjalës në Kuvend. Sa herë hapet një debat për çështje që shqetësojnë përditshmërinë e qytetarëve shqiptarë debate mbyllet.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×