“Rama firmos nesër me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri”, thirrja e Berishës: Drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë Kryesitë dhe të zhvillojnë…

666

Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se nuk mund të tolerohet abuzimi me qytetarët. I ndalur tek procesi për zgjedhjen e presidentit Berisha tha se kryeministri Edi Rama nesër do të zgjedhë 100% kukullën e tij.

Më tej shtoi se partia duhet të fillojë që nesër një debat për të gjitha çështjet, duke shtuar: “Partia të dalë në fushë betejë, Nuk  mund të lozet në fatet e shqiptarëve”,.

“Pavarësisht nga të gjitha presionet dhe të gjitha ndërhyrjet u konfirmuar mbi 44 mijë luftëtarë që iu përgjigjen çdo thirrje të PD. E kam thënë dhe e them se kjo është një shifër shumë e madhe dhe ndër më të mëdhatë për një Parti Demokratike. Kërkoj nga drejtuesit e degëve të mbledhin me urgjencë Kryesitë dhe seksionet e partive dhe të zhvillojnë debat të hapur. Me pjekuri të madhe politike , të gatshme për t’ju përgjigjur çdo sfidë, nesër Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri, zgjedh kukullën e tij. Nuk do të pranoj kurrë këtë plaçkitje të shqiptarëve dhe këtë shkelmim para botës së qytetarëve”, tha më tej Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×