Parashikimi i motit për sot, 10 tetor 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, i shoqëruar me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet intensifikim i saj deri në 12 m/s.

Sa i takon detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitet detar.

 

Capture
Capture

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×