Serbia “injoron” UEFA-n dhe FIFA-n, në stadiumin e Leskovacit mungon flamuri shqiptar

Të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Serbia pret Shqipërinë, në kuadër të kualifikueseve të botërorit.

Pavarësisht se protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s kërkojnë vendosjen e flamujve të të dy ekipeve pjesëmarrëse, në seancë sot u vu re se mungon flamuri shqiptar.

Ky veprim i serbëve po bën bujë, me lajmin që është shpërndarë gjerësisht në rrjet. Edhe pse niveli i sigurisë është shumë i lartë, sërish tensioni një ditë para ndeshjes nuk mungon.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×