Librazhd, humbin dy turistë zviceranë në Parkun Kombëtar të Shebenikut, vijojnë kërkimet

Një çift turistësh nga Zvicra kanë humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd , në zonën e mbrojtur që shtrihet në juglindje të vendit.

Dyshohet se ata kanë dalë nga shtegu i shënuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente. Lokacioni i tyre i fundit është identifikuar në malin e Shebenikut, nga ana e Hotolishtit, një terren i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, nën drejtimin e drejtorit Fatmir Brazhda, ka ngritur menjëherë një grup emergjence, i cili në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariatit të Librazhdit po zhvillon një operacion kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar turistët e huaj.

Operacioni është në zhvillim dhe situata mbetet delikate, për shkak të terrenit malor dhe motit që mund të përkeqësohet.

Autoritetet sërish pas njoftimit të kësaj ngjarjeje bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj vizitorëve që frekuentojnë zonat e thella malore dhe kërkojnë respektimin e sinjalistikës dhe shtegut të miratuar për ecje.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×