Qeveria bën shpenzimet e Ramës sekret shtetëror, Berisha: Akt antikushtetues, zyrtarizon vjedhjet

Kryetari i PD, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka asnjë dallim nga diktatori Enver Hoxha, duke shpallur sekret shtetëror shpenzimet e kryera me me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Berisha
Berisha

“Edi Rama i shisheve 33 mije euro Romanee Conti dhe i fluturimeve 23 milionë euro me avion charter, ka shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njësoj si Enver Hoxha që i kishte shpenzimet sekrete dhe të pakufijshme. Ky akt antikushtetues, zyrtarizon vjedhjet”, shkruan Berisha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×