“Sot grupet kriminale janë bërë miliardere, këto jo vetëm kërcënojnë sigurinë kombëtare, por janë të aftë të blejnë, ky është problem i madh”. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Ai tha për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se Shqipëria është e sigurt sa vetë NATO, ndërsa shtoi se vendi përballet me sfida të mëdha, për shkak të rritjes dhe sofistikimit të grupeve kriminale.
“Shqipëria është një vend i sigurt, për sigurinë kombëtare, Shqipëria është aq vend i sigurt sac është vetë NATO. Sa i përket sigurisë publike, ka problemet e veta, por nuk shikoj se njerëzit janë të frikësuar. Niveli i krimit është rritur, por edhe sofistikimi është rritur.
Sot grupet kriminale janë bërë miliardere, këto jo vetëm kërcënojnë sigurinë kombëtare, por janë të aftë të blejnë, ky është problem i madh. Është sfidë shumë e madhe për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Siguria kombëtare është e të gjithëve”, tha Visho Ajazi Lika.
BalkanWeb