Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 24-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike të lloji kanabis sativa dhe kokainë.
Kapja e shtetasit të identifikuar me inicialet D.P., është bërë në qytetin e Laçit, gjatë një kontrolli policor.
24-vjeçari ka qenë duke drejtuar një automjet të tipit “Citroen” në momentin e ndalimit nga blutë.
Më pas, policia ka ushtruar kontroll automjetit, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kabanis dhe kokainë, e bërë gati për shpërndarje.
Përpos lëndës narkotike, uniformat blu kanë sekuestruar një aparat celularë dhe automjetin “Citroen”.
Për veprime të mëtejshme hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
BalkanWeb