Shpallet arkitekti fitues i garës për “Parkun e Besimit”, Rama: Do të doja të kishim mundësi për më shumë parqe të tilla

Arkitekti danez Bjarke Ingels është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për projektimin e “Parkut të Besimit” në Tiranë, një projekt ambicioz që synon të ndërthurë arkitekturën moderne me harmoninë ndërfetare.

Në garën ndërkombëtare morën pjesë 12 finalistë nga vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën, Meksikën, Belgjikën, Holandën dhe Italinë.

Gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesit, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku vlerësoi rëndësinë simbolike dhe arkitektonike të këtij projekti, si dhe sfidat që shoqëruan procesin e përzgjedhjes.

“Ishte një proces nga i cili mësuam të gjithë. Kishte shumë ide për t’u diskutuar dhe analiza të detajuara për çdo projekt. Në fund, përzgjedhja ishte e vështirë, sepse të gjithë finalistët kishin sjellë propozime të jashtëzakonshme,” tha Rama.

Ai shtoi se edhe pse vendimi ishte i vështirë, zgjedhja e projektit fitues u bë me bindje të plotë.

“Do të doja të kishim mundësi të realizonim më shumë parqe të tilla. Megjithatë, ky projekt është një arritje për të cilën do të jemi shumë krenarë si vend,” përfundoi Kryeministri.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×