“Tendenca të reja kriminale, si krimi kibernetik”, ministri i Drejtësisë raporton te ‘Ligjet’: Ja pse duhet të ndryshojë Kodi Penal!

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tregoi disa arsye se pse duhet të ndryshojë Kodi Penal.

Teksa raporton në Komisionin e Ligjeve, Lamallari pohoi se ka një tendencë të krimeve të reja, siç është dhe krimi kibernetik, që duhet të pasqyrohen në kodin e ri.

“Vlera e pasurive të konfiskuara përkon me 60% më shumë se një vit më parë. Kemi dhe të pandehur më shumë për çështje korrupsioni. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për statusin ku ndodhet Shqipëria, por dhe për dimensionin e sigurisë. Tendencat kriminale rrezikojnë jo vetëm Shqipërinë, por dhe më gjerë. Çështjet e terrorizimit, apo dhe çështjet e armëve, janë problematika jo vetëm të Shqipërisë. Ne jemi angazhuar ndaj Komisionit Europian për të plotësuar dhe kapitullin 23, për ta bërë të prekshme angazhimin tonë për përmbylljen e piketave të ndërmjetme deri në 2025. Krahas punës që po bëhet me kodin penal, po vijon puna dhe për kodi e ri Penal, që do të vijojë dhe gjatë vitit 2026. Kemi rreth 25 tryeza të planifikuara që po ndodhin dhe do të ndodhin. Takime me shoqëri civile apo me biznese. Kodi ekzistues penal u miratua në 1995 dhe ka kaluar shumë vite që atëherë. Përgjatë kësaj kohe kemi identifikuar probleme por dhe tendenca të ndryshime kriminale, siç është krimi kibernetik. Është e domosdoshme që të reflektojmë këto ndryshime dhe t’i ofrojmë mundësi këtyre ndryshimeve. Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×