Debat te Konferenca e Kryetarëve/ “Balla, jashtë mikrofonit i tha Bardhit…”, Gjekmarkaj: Taulanti të kërkojë falje, ose mbylleni deri në pranverë Parlamentin!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga Konferenca e Kryetarëve theksoi se maxhoranca është me dy standarde, sa i takon sjelljes së opozitës. Ai pohoi se kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla i bëri një fyerje jashtë mikrofonit Gazment Bardhit, ndërsa sipas tij, zonjat socialiste nuk reaguan. Sipas demokratit, Balla teksa debatonte me Bardhin i tha këtij të fundit ‘pir*h-pir*h’.

Mes ironisë, Gjekmarkaj sugjeron që ta mbyllin parlamentin deri në pranverë.

“Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retoriken që ndërton!
Ju na thoni, ‘fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fole gjatë, fole shkurt, mos bej moral mos bej zhurmë’, po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojne se si të sillen deputetet kjo është çështje e secilit, silleni nga arroganca si edukator!
Me beri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit dhe zonjat e PS te cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan aromën akustike te metaforës së Taulant Ballës! Të gabosh është njerëzore, të persistosh ne gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje dhe nuk e kuptoj ketë çmenduri te këtyre, njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Mqs jeni lodhur sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë parlament pushoni, reflektoni kalon dimri vjen pranvera, shohim e bëjmë!
Me vjen keq për ty kryetar se po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin ne prita, ju komandojnë nga poshtë e nga lart !
Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin! Nuk po bej diversion po konstatoj derexhenë institucionale.”, tha Gjekmarkaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×