“Inflacion i lartë, mashtrim elektoral”/ Xhixho: Qeveria nuk mori asnjë masë për uljen e çmimeve

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho, theksoi se qeveria nuk mori asnjë masë për uljen e çmimeve me synim lehtësimin e familjeve në kohë inflacioni.

Ajo tha se në këto kushte është e nevojshme që të hyjë politika fiskale.

“Premtim rezultoi një mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale. Asnjë masë nuk është marrë nga qeveria për uljen e çmimeve për  të lehtësuar familjet. Qe vetëm propagandë.

Të nderuar qytetarë në kushtet e inflacionit të lartë dhe rritjet e kostove të jetesës bëhet e nevojshme që politika fiskale të hyjë. PL ka depozituar në parlament projektligjin për tatimin  e vlerës së shtuar.

Me këtë propozim kërkojmë një shtesë në këtë ligj. Shkalla e tatimit të aplikohet në masat e shportës bazë. Ne kemi bindjen se ulja e TVZH në 5%, nuk është vetëm një masë ekonomike por sociale.” tha Xhixho.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×