Pse s’u prodhuan fitues nga zgjedhjet lokale në Kosovë? Ben Andoni: Vetëvendosja s’ka njerëz që ta përfaqësojnë! Albinot Maloku: Qytetarët më të kulturuar politikisht!

Zgjedhjet lokale në Kosovë nuk prodhuan fitues. Duke marrë shkas nga ky fakt, analisti Albinot Maloku ka dhënë disa arsyeje se pse ndodhi kjo gjë. Në një bisedë për programin e drekës në News24 për moderatoren Ola Bruko, Maloku tha se partitë politike kanë tentuar që të nxjerrin fitues, ndryshe nga sa është situata në terren. Po ashtu ai tha se zgjedhësit në Kosovë kanë tjetër qasje për zgjedhjet lokale.

“Nëse pyesim krerët e partive, kanë provuar që të nxjerrin partinë e vetë si fitues. Kemi këshilltarë komunalë apo dhe balotazh disa komuna. Subjektet politike po arrijnë që t’i gjejnë këto momente për t’i bërë qefin vetes për fitore. Por s’kemi fitues. Qytetarët po tregojnë se janë më të kulturuar politikisht sesa politikanët.”, tha ai. Ndërkohë, Ben Andoni pohoi se votuesi në Kosovë mendon dhe arsyeton ndryshe për zgjedhjet lokale.

“Është moduli i sistemit politik në Kosovë që është standardi fitues. Votuesi, mendon shumë me arsye në zgjedhjet lokale. Ka perceptim tjetër për zgjedhjet lokale dhe për të përgjithshmet. Kur vjen puna te zgjedhjet lokale janë të kujdesshëm për të menduar për administratorin. Standardin e lartë e treguan pas lufte. Të gjithë e menduan se partitë që do të ndiqni UCCK-ën, do të merrnin vota, por në fakt fitoi LDK e Rugovës.”, tha ai.

Sakaq, Albinot Malokun shtoi se Kurti ia hodhi fajin për situatën exit-polleve. “Zoti Kurti ia hodhi fajin exit-polleve. Tentimi për ta konvertuar këtë se u bë si propagandë e madhe për të nxjerrë kandidatin e PDK si fitues, Kurti e konvertoi ndryshe situatën.”, tha ai. Ndërkohë, Ben Andoni tha se për Vetëvendosjen, që është maxhoranca në Kosovë, nuk ka më njerëzit e duhur.
“Në momentin kur shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk votojnë më individin, edhe pse mendoj se këto votim kanë qenë më të mira në Kosovë, do të ketë probleme. Prë Vetëvendosjen, më ka bërë përshtypje në Prishtinë, ndryshe nga narracioni, aty kanë zgjedhur një rrugë të mirë me Hajrulla Çepin. Ai shquhet për maturi dhe kujdes. Rezultatin më të dobët Vetëvendosja e ka pasur para 4 vjetësh. Vetëvendosja nuk ka njerëz, të rangut siç kishim në Mitrovicë apo Prishtinë, që të përfaqësojnë jo vetëm Vetëvendosjen, por të forcës që synon të drejtojë vendin.”, shtoi ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×