“Arroganca e Ballës vjen nga numrat që ka në parlament”/ Këlliçi për akuzat ndaj Begajt: Nuk e di si e kanë lënë, qëndrimet e Presidentit janë për të ardhur keq

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në një intervistë në News 24 ka reaguar pas akuzave ndaj Presidentit të Republikës për dypunësim. Ai theksoi se arroganca e Taulant Ballës për të mos e shkarkuar vjen vetëm nga numrat.

Këlliçi shtoi se qëndrimet e Begajt janë për të ardhur keq, pasi sipas tij, stafi i tij ligjor nuk duhet ta parandalojë në këto hapa të jashtëligjshme.

“Ne si PD kemi dy vite e gjysmë që kërkojmë zgjedhje të parakohshme por në kushtetë nuk ta pranon këtë zgjedhje. Dhe pikësëpari duhet ë jetë për Presidentin e Republikës, i cili duhet të ishtë garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndërkohë unë e di se çfarë do të ndodhë në Kushtetuese do ti japë mundësi Begajt që të dekretojë një datë tjetër. Ky është një President që para një muaj e shkeli prap kushtetutën me dekretimin anti kushtetues për ministrin Diella. Është turpi më i madh që kemi marrë dhe është një vendimmarrje militantesk e këtij individi.

Ky duhet të jetë garanti mbi palët. Nuk duhet të iektë shefa politik.

Asnjë nuk duhet të diktojë vendimmarrjen e tij. Ndërkohë ne kemi renditur 7 shkelje të Kushtetuës zotëria. Apo dhe në rastin tjetër ushtrimin e profesioni të tij si mjek që është çmenduri. Ku mirë ky që nuk e kupton vetën atë që ka bërë por dhe vetë si e kanë lënë.

Të shkojë të ketë dypunësim sepse ja ndalon kushtetua. Nuk e di ku e gjen kurajon dhe ecën me këtë ritëm. Rëndësi ka që ky individi të jetë i verbër në zbatimin e urdhrave të kryeministrit. Arroganca e Ballës shfaqet për shkak të numrave që kanë në parlament. Pas farsës së 11 majit, këta vërtet i kanë numrat. Qëndrimet e Begajt janë për të ardhur keq.” tha Këlliçi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×