Te Egnatia bëhen gati për Dinamon, analizë me detaje për duelin delikat të javës

Stafi teknik i Egnatias ka punuar këto ditë me kujdes në aspektin taktik, duke alternuar fazat ofensive me rikuperimin e shpejtë pas humbjes së topit, një element që është bërë pjesë e identitetit të lojës së kampionëve.

Në fokus ka qenë gjithashtu mënyra se si skuadra duhet të reagojë ndaj presionit dhe lojës fizike të Dinamos, një kundërshtar që di të shfrytëzojë çdo hapësirë. Vëmendje i është kushtuar gjithashtu lojës me krahë, e cila mbetet një nga armët më të forta të Egnatias, sidomos kur skuadra kundërshtare tenton të mbyllet në mbrojtje.

Stërvitjet janë shoqëruar edhe me analizë video të kundërshtarit, ku trajneri dhe ndihmësit e tij kanë ndaluar gjatë në mënyrën e organizimit të Dinamos në fazën mbrojtëse dhe pikat e saj të dobëta. Kjo qasje analitike po e ndihmon Egnatian të përgatitet jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht për sfidën që e pret.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×